E rëndë në Maliq: 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje
Një aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur në Maliq ku për pasojë ka ndërruar jetë një 43-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari kishte ndaluar mjetin e tij në anë të rrugës dhe ndodhej te pjesa e bagazhit teksa një tjetër makinë ka ardhur me shpejtësi duke e përplasur për vdekje. Sakaq, grupi hetimor ka nisur hetimet me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi:
javanews.al