E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

Një punëtor me origjinë shqiptare, rreth 50 vjeç, ka humbur jetën të premten, më 9 tetor 2026, pas një aksidenti të rëndë në punë në Laigneville, në Oise të Francës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në fund të rrugës Henri-Thébaut, ndërsa punëtori po kryente punime rikonstruksioni në çatinë e një shtëpie. Sipas informacioneve të publikuara nga gazeta Courrier Picard, ai ra nga një lartësi prej rreth shtatë metrash, duke përfunduar në oborrin e brendshëm të ndërtesës. Punëtori, i cili ishte i punësuar në një kompani që merret me mbulimin e çative në departament, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Pavarësisht mbërritjes së zjarrfikësve në vendngjarje, ndërhyrja e tyre nuk mundi ta shpëtonte. Për viktimën, rreth 50 vjeç, pritet të kryhet autopsia, me qëllim sqarimin...