E rëndë në Bulqizë/ 53-vjeçari sulmohet për vdekje nga ariu
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pas sulmit nga një ari. Sipas Policisë, familjarët e tij kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi burri ishte sulmuar dhe kafshuar nga kafsha e egër. Kur shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, 53-vjeçari ishte pa shenja jete. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa Prokuroria po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave. Njoftimi i Policisë: Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ky i fundit dyshohet se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër...
Burimi:
syri.net