E rëndë/ Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis
Detaje të reja tronditëse po dalin në dritë lidhur me rrethanat e vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis brenda klinikës së mjekëve të arrestuar, Ilias Theodoropoulos dhe Ioanna Gaka. Sipas të dhënave të ekspertizës digjitale të publikuara në Protothema, mjekët tentuan të fshihnin praninë e tij në ambientet e klinikës, ndërsa në momente kritike kërkonin udhëzime në Inteligjencën Artificiale për ta sjellë në jetë. Fotografia e fshirë dhe pyetjet mbi Inteligjencën Artificiale Hetuesit e Policisë kanë arritur të rikuperojnë të dhëna kyçe nga pajisjet e konfiskuara: Fotografia nga makina e plazmaferezës – Në telefonin e mjekes u gjet një fotografi e fshirë ku këngëtari shihet i shtrirë gjatë procedurës së plazmaferezës. Hetimet po fokusohen në verifikimin nëse fotoja është shkrepur ditën e ngjarjes...
Burimi:
syri.net