E rëndë/ 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin
Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se ka plagosur me drapër një 67-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30, në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas policisë, B. B. është konfliktuar për motive të dobëta me E. G., 67 vjeç, në banesën e këtij të fundit dhe e ka goditur me drapër në këmbë. Sipas policisë, 52-vjeçari kishte shkuar në banesën e 67-vjeçarit, pasi kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për ish-bashkëjetuesen e tij, vajzën e të plagosurit. I dyshuari u arrestua rreth 30 minuta pas ngjarjes, pranë banesës së tij në fshatin Mbërsh, Roskovec. 67-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për...
Burimi:
argjiroja.net