E plotë/ Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit: Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët
Kryebshkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një letër Kuvendit lidhur me hartën e re territoriale. Në shkresën drejtuar Kuvendit për projektligjin e ndarjes së re administrativo-territoriale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, paraqet nëntë kërkesa që, sipas tij, duhet të plotësohen përpara vijimit të procesit dhe miratimit përfundimtar të hartës së re. Veliaj kërkon fillimisht pezullimin e vijimit të shqyrtimit përfundimtar të projektligjit deri në zhvillimin dhe dokumentimin e një konsultimi real, paraprak dhe efektiv me popullsinë e zonave të prekura. Sipas tij, konsultimi duhet të zhvillohet në një fazë kur rezultatet mund të sjellin edhe rishikimin e zgjidhjes territoriale. Ai kërkon gjithashtu që të bëhen publike metodologjia e konsultimit, informacioni i vënë në dispozicion të qytetarëve, pjesëmarrja dhe qëndrimet e shprehura, si dhe...
Burimi:
javanews.al