E PLOTË/ Nga paraburgimi te kontrolli i telefonave, Rama zbulon ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
*Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, 30 shtator 2026. Të nderuar, përfaqësues të Këshillit të Europës dhe posaçërisht, i nderuar Gianluca, Të nderuar profesorë të ardhur nga Italia, Franca dhe Holanda, Zonja e zotërinj magjistratë, avokatë, shkëlqesi, ambasadorë, Tamam dhjetë vjet më parë, në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë ktheu në akt, aspiratën më të guximshme të programit tonë për një Rilindje Shqiptare. Ndryshuam Kushtetutën dhe ligjëruam çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik, pas një varësie kronike që kishte zgjatur qysh nga dita e themelimit të shtetit shqiptar, në vitin 1912. Reforma në Drejtësi e shembi ngrehinën e vjetër të pushtetit gjyqësor dhe ngriti një arkitekturë krejt të re. Ajo krijoi institucione të reja të...
Burimi:
ntv.al