“E përulur, besnike, profesioniste”/ Rama zbulon 3 arsyet pse zgjodhi Klodiana Spahiun si ministre
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditura tre arsyet që, sipas tij, kanë ndikuar në zgjedhjen e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. I pyetur nga “Tirana Examiner” se çfarë e rekomandoi Spahiun për këtë detyrë, Rama e përmblodhi përgjigjen në tre fjalë: “E përulur, besnike, profesioniste.”. Spahiu merr drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas dorëheqjes së Evis Salës. Emërimi i saj sjell në krye të dikasterit një figurë me profil të veçantë, pasi përvoja e saj nuk kufizohet vetëm te politika, por shtrihet edhe në sistemin shëndetësor. E lindur në Durrës në vitin 1973, Spahiu ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Tiranës në vitin 1997 dhe më pas është specializuar në kardiologji. Ajo ka kryer edhe...
Burimi:
ntv.al