E pazakontë/ Trinjaket nga Kukësi nisin universitetin bashkë: Zgjedhin Farmacinë për të qenë pranë njëra-tjetrës!

E pazakontë/ Trinjaket nga Kukësi nisin universitetin bashkë: Zgjedhin Farmacinë për të qenë pranë njëra-tjetrës!

Teksa ngjisin shkallët e Fakultetit të Mjekësisë plot emocione, trinjaket kanë vendosur të mos ndahen as në auditorë. Në preferencat e tyre ishte edhe stomatologjia, por për të qenë bashkë vendosën që të trija të studiojnë për farmaci. “Ishte në dëshirën tonë që të vazhdonim farmaci”, shprehet njëra nga motrat. Të trija e kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera maturën në gjimnazin e Kukësit dhe duket se dhe prirjet i kanë të njëjta në shkenca ekzakte. Jo vetëm rezultatet e shkëlqyera, por edhe lidhja e veçantë që kanë me njëra-tjetrën i bashkon që prej lindjes e mesa duket nuk do të ndahen as në bankë. Edhe pse trinjakë në karakter janë të ndryshme, Ajsel duket se paraprin gjithmonë kur bëhet fjalë për t’u shprehur. “Unë...