E pazakontë në Dukat të Vlorës! I riu hyn me hanxhar në lokal duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda

E pazakontë në Dukat të Vlorës! I riu hyn me hanxhar në lokal duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e 9 nëntorit në fshatin Dukat të Vlorës, ku një i ri ka hyrë në një lokal me hanxhar në dorë, duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur i riu futet në lokal me hanxhar dhe i drejtohet banakierit me fjalët: “Hajde çikë jashtë, je gangster ti!”. Në video shihen dy klientë që ngrihen me shpejtësi nga tavolina dhe dalin jashtë. Më pas, i riu shtyn njërin prej tyre, ndërsa një person tjetër ndërhyn për të shmangur përplasjen. Sipas informacioneve, disa ditë para kësaj ngjarjeje, i riu ishte dhunuar fizikisht së bashku me të atin. Ngjarja e fundit dyshohet se lidhet me konfliktet e mëparshme, ndërsa rrethanat e plota mbeten për...