E pazakontë/ Mbappe humb kontratat me dy marka të mëdha kineze, shkak memeja virale me fytyrën e tij në vend të Mao Ce Dunit!
Një video e publikuar në internet, ku ylli francez duket se e cilëson ish-udhëheqësin kinez si “diktator”, ka shkaktuar reagime të ashpra në Kinë. Kompanitë Dongpeng Beverage dhe Mengniu njoftuan ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me futbollistin e Real Madridit. Ylli francez i futbollit, Kylian Mbappé, ka humbur kontratat e sponsorizimit me dy kompani të mëdha kineze, pasi një video e shpërndarë në internet shkaktoi polemika për komentet e tij lidhur me ish-udhëheqësin e Kinës, Mao Ce Dun. Kompania e pijeve Dongpeng Beverage dhe prodhuesi i produkteve të qumështit Mengniu njoftuan më 27 tetor ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin e Real Madridit dhe kapitenin e kombëtares franceze. Vendimet erdhën pasi në internet qarkulloi një video ku Mbappé, duke folur për memet që i duken më...
Burimi:
javanews.al