“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka reaguar pas informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale për një rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit në 8 euro, duke i cilësuar ato të pavërteta. Në një sqarim publik, MIA thekson se nuk ka asnjë vendim apo plan për rritjen ose ndryshimin e tarifës aktuale të kalimit në këtë aks rrugor. “E pavërtetë. Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë”, thuhet në reagimin e Agjencisë për Media dhe Informim. MIA shton se as Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka njoftuar ndonjë plan për ndryshimin e tarifës. “Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në...