E papritur/ Protestuesit “fluturojnë” mbi gardh deputetin që po largohej nga seanca
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po largohej nga ambientet e Kuvendit të Kosovës. Sipas raportimeve, protestuesit e kanë kapur fizikisht deputetin dhe e kanë rikthyer brenda hapësirës së rrethuar nga Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku pjesëmarrësit kërkojnë që deputetët të qëndrojnë në Kuvend deri në votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Rexhepi është ndaluar në momentin kur po përpiqej të largohej nga objekti, ndërsa protestuesit nuk e kanë lejuar të vijonte rrugën jashtë perimetrit të sigurisë. Protesta lidhet me kërkesën për miratimin e ndryshimeve ligjore për Dhomat e Specializuara, ndërsa situata para Kuvendit ka shoqëruar zhvillimet politike brenda institucionit.
Burimi:
ntv.al