E PABESUESHME! Çfarë gafe nga Josep Martinez, Real Madrid shënon të dytin (video)
8 Shtator 2026 21:32 Telesport Real Madrid po kryeson 2-0 ndaj Interit në “Santiago Bernabeu”, pas dy gafave të bëra nga zikaltrit, njëra nga Curtis Jones dhe tjetra nga portieri Josep Martinez. Në minutën e 14-të, pas një topi të humbur nga Curtis Jones dhe një mungesë vëmendjeje e Yann Bisseck, ishte Kylian Mbappe që dërgoi topin në portën e Josep Martinez, pas pasimit të Brahim Diaz. Në minutën e 23-të, Benjamin Pavard kthen topin te Josep Martinez, ky i fundit humb kontrollin e topit dhe aty përfiton Federico Valverde, i cili e dërgon në rrjetë dhe i jep avantazhin e dyfishtë madrilenëve. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al