E mbani mend Loris Karius? Portieri i “gafave” me rekord të jashtëzakonshëm ndaj Bayern Munich
6 Shtator 2026 16:20 Telesport Bayern Munich nuk shkoi dot më shumë se barazimi 0-0 daj Schalke 04, në përballjen mes tyre në Gelsenkirchen, e vlefshme për javën e dytë të Bundesligës. Një nga lojtarët më meritorë për Schalke-n në këtë barazim ishte padyshim portieri Loris Karius. 33-vjeçari u bë portieri i parë që nga korriku 2025 që mbajti portën e paprekur kundër Bayern Munich, duke i dhënë fund një serie prej 59 ndeshjesh të shënimit të golave nga bavarezët në të gjitha garat. Karius, i cili kohët e fundit pranoi se kishte menduar të tërhiqej pas finales së Champions League në vitin 2018, ku Liverpool u mund nga Real Madrid 3-1 prej gafave të tij, u zgjodh si “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Schalke...
Burimi:
telesport.al