E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

Ferdinand Nokaj ITALI-  Një histori e dhimbshme vjen nga Italia ku një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë, ndërsa familja e tij ka vijuar ta kërkojë për rreth 20 ditë pa e ditur se trupi i të riut ndodhej prej ditësh në morgun e një spitali. Ferdinand Nokaj student i psikologjisë u gjet më 5 shtator në brigjet e lumit Adige në Grumo. Sipas mediave italiane familja kishte humbur kontaktet me të riun pas një mesazhi të fundit më 30 gusht. Pak orë më herët Ferdinandi u kishte treguar të afërmve se ishte sulmuar në Rovereto nga disa të rinj shqiptarë dhe se kishte shenja në fytyrë. Babai i kishte kërkuar të drejtohej menjëherë te karabinierët. Familja e cila ndodhej me pushime në Shqipëri i ndërpreu...