E enjtja ‘e trazuar’! Seria e ngjarjeve nga jugu në veri: 2 tritole, vrasje, plagosje…përballja Bedinaj-Muça (armë, kërcënime, fast & furious)
TIRANË-E enjte 3 shtator 2026, seria e ngjarjeve 'ndez' Shqipërinë nga jugu në veri, me 2 shpërthime tritoli në Durrës, një vrasje me breshëri plumbash në Mirditë, një përballje mes biznesmenëve me 'ushtri' e armë në Vlorë dhe një plagosje në Korçë. Kjo ishte panorama e hartës së ngjarjeve që shënuan 3 shtatorin në Shqipëri. Në orët e para të mëngjesit dy shpërthime me tritol do të trondisnin Durrësin, për fat të mirë, vetëm me dëme materiale. Shpërthimi i parë u regjistrua rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit, ku lënda plasëse u hodh në derën e jashtme të një lokali në pronësi të Gëzim Kajno, i dënuar për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016. Shpërthimi i dytë regjistrua në derën e një garazhdi në...
Burimi:
zeri.ai