E diel me diell, temperaturat ngjiten deri në 27°C
Shqipëria do të karakterizohet këtë të diel nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura që pritet të arrijnë deri në 27 gradë Celsius. Vlerat minimale do të zbresin rreth 13°C, ndërsa gjatë mesditës temperaturat do të rriten gradualisht, duke shënuar maksimumin deri në 27°C. Kushtet atmosferike pritet të mbeten të qëndrueshme gjatë gjithë ditës, pa ndryshime të ndjeshme. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, pa ndikuar ndjeshëm në kushtet e motit.
Burimi:
kohajone.com