E di nuk je i zemërum me mu, je vetëm i dashuruem njësoj si unë…

E di nuk je i zemërum me mu, je vetëm i dashuruem njësoj si unë…

Nga Arjola ZadrimaI dashtun,Sot perëndimi i diellit mbi liqen kishte ngjyrën e heshtjes tande. Valët ecnin avash drejt bregut, pulbardhat pëshpërisnin një mungesë të kuqërremtë. Tufa- tufa u çuen në fluturim, e shpirti më shkon përpjetë tuj i ndjekë, tue ja shiju lirinë e varun në sqep. Sa e veçantë kjo stinë. Gumëzhijnë brenda meje mendimet, përplasen në buzë që s’pipëtijnë…sërisht grindem me vedin brenda vedit. Kjo unë e vështirë për këtë moshë në këtë stinë të verdhë mi zbeh hapat, e shpesh më njom faqet. Por ndoshta kje e thanun për dreq me mbetë e ndjeshme, jo fort komode për këtë jetë. Shpesh më duket sikur shkel në shkamij e hija jote më pret s’di ku, e njëjtë këtu e njëzet vjet, por gjithmonë...