E dhunuan në pabesi/ ‘Policia s’e gjen dot’ – Gazetari thirrje Linda Ramës: Trego emrin e kushëririt…
Gazetari Arjan Konomi ka reaguar sërish pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga të afërmit e Lindja Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama. Në video-mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Konomi i kërkon Linda Ramës të tregojë emrin e kushëririt të saj, që siç thotë ai, janë nga zona e Krujës dhe në pabesi me të tjerë e goditi me grusht. Po ashtu Konomi ka kërkuar ‘ndihmën’ e qytetarëve në rrjetet sociale për ta ndihmuar në identifikimin e të afërmit të Linda Ramës, pasi policia, thekson gazetari e ka të pamundur ta zbulojë identitetin e tij. ‘Edhe një gjë tjetër Linda! Dërgo dhe çunat e tezes të godasin herës tjetër, se me këta të dajës të shkoi huq!’, përmbyll reagimin e tij gazetari Arjan Konomi....
Burimi:
syri.net