Dyshohet se vr*u djalin dhe mbesën, 65-vjeçari del para Gjykatës
Tragjedia e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe vajza e tij vetëm 3 muajshe, po hetohet nga Prokuroria Themelore e këtij rajoni. Për ngjarjen është arrestuar babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçari B. Demiri, i cili dyshohet për vrasje të rëndë. Sot po mbahet seanca e parë dëgjimore ndaj të dyshuarit, ndërsa Prokuroria ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Gjykata pritet të marrë vendimin lidhur me këtë kërkesë. Sipas mediave në Kosovë, në vendin e ngjarjes është gjetur një litar, për të cilin dyshohet se mund të jetë përdorur në një përpjekje për të inskenuar rrethanat e vdekjes së dy viktimave. Dy viktimat dyshohet se janë mbytur me litar, ndërsa në trupat e 65-vjeçarit të arrestuar...
Burimi:
kohajone.com