Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pasi dyshohet se është autor i 16 vjedhjeve me thyerje në lokale të ndryshme në kryeqytet. Operacioni policor i koduar “Broken Door” (Derë e thyer) u finalizua pas një sërë veprimesh hetimore të kryera në bazë të kallëzimeve të administratorëve të lokaleve, të cilët kishin denoncuar vjedhjen e shumave të parave dhe produkteve. Sipas Policisë, shtetasi me iniciale E. Gj., 34 vjeç, dyshohet se gjatë muajve gusht dhe shtator 2026 ka kryer vjedhje me thyerje në 16 lokale në zona të ndryshme të Tiranës. Nga rastet e dokumentuara, 8 lokale ndodhen në territorin e Komisariatit Nr. 2, 4 lokale në territorin e Komisariatit Nr. 3, 2 lokale në territorin e Komisariatit Nr. 1...