Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17 vjeçare, proçedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17 vjeçare, proçedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë

Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme një mësues të shkollës 9 vjeçate Sevasti Qirjazi duke pretenduar se e ka ngacmuar seksualisht. Sipas informacioneve të siguruara nga SYRI, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë, ku 17 vjeçarja ka qenë pjesë e stërvitjes së volejbollit në palestrën e shkollës 9 vjeçare Sevasti Qirjazi, ku mësuesi jep mësim. Në denoncimin e bërë në komisariat, 17 vjeçarja ka treguar në prani të babait të saj dhe psikologes, se mësuesi me iniciale E.C. ka kryer veprime me natyrë seksuale, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes. Nga ana e komisariatit të policisë, janë marrë pamjet filmike të kamera të sigurisë brenda palestrës ku...