Dyshohet se keqtrajtoi 4-vjeçarin në kopsht, nëna e tij dhunon edukatoren në Fier
foto ilustruese FIER- Një edukatore 44-vjeçare në një kopsht shtetëror në Fier dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë 4-vjeçar, ndërsa nëna e të miturit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj. Për ngjarjen Policia ka proceduar penalisht të dyja gratë. Sipas njoftimit zyrtar edukatorja me inicialet E. P., 44 vjeçe dhe nëna e fëmijës E. L. 29 vjeçe janë të dyja banuese në Fier. Nga hetimet paraprake dyshohet se keqtrajtimi i fëmijës ka ndodhur brenda ambienteve të kopshtit, ndërsa nëna e tij dyshohet se ka reaguar duke dhunuar edukatoren. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i plotë i policisë "Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetaset E. P., 44 vjeçe, dhe E. L., 29 vjeçe, të dyja...
Burimi:
zeri.ai