Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

Një skandal korrupsioni ka ndodhur në Ekuador, ku ish-ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguín, është vënë nën hetim për shkak të lidhjes së tij me mafian shqiptare. Hetimi i prokurorisë lidhet me lëshimin e dyshuar në mënyrë të parregullt të vizave ekuadoriane për shtetas me kombësi shqiptare. Ndër emrat që figurojnë në dosje janë Blerim Dibra, Dritan Gjika dhe Mario Vani. Prokuroria po heton parregullsi të mundshme në procedurat e kryera në Drejtorinë Zonale 7 të Ministrisë së Jashtme, në Machala, gjatë qeverisjes së Guillermo Lasso-s dhe në kohën kur Holguín ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe Lëvizshmërisë Njerëzore. Sipas Ministrisë së Brendshme, mafia shqiptare në Ekuador ishte e lidhur me një strukturë të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e...