Dyshohet për arrest kardiak, mbytet pushuesi nga Kosova në Velipojë

Dyshohet për arrest kardiak, mbytet pushuesi nga Kosova në Velipojë

Një pushues 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasditen e sotme në zonën e “Plazhit të Vogël” në Velipojë, teksa ndodhej duke u larë në det. Sipas të dhënave paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. I moshuari, me iniciale E. M., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa ndodhej në ujë dhe më pas është mbytur. Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.