Dylan Thomas, poeti që e ktheu gjuhën në muzikë dhe vargun në përjetësi

Dylan Thomas, poeti që e ktheu gjuhën në muzikë dhe vargun në përjetësi

Dylan Thomas ishte një nga poetët më të rëndësishëm të letërsisë britanike të shekullit XX, një zë i veçantë poetik, i cili arriti ta shndërronte gjuhën në një përvojë të fuqishme emocionale dhe muzikore. I njohur për vargjet me ritëm të jashtëzakonshëm, për imagjinatën e pasur dhe për mënyrën e veçantë të trajtimit të jetës, vdekjes, dashurisë, fëmijërisë dhe natyrës, Thomas la një trashëgimi letrare që vazhdon të frymëzojë lexues e krijues në mbarë botën, transmeton KultPlus. I lindur më 27 tetor 1914 në Swansea të Uellsit, Dylan Marlais Thomas u rrit në një mjedis ku gjuha dhe letërsia kishin një rëndësi të veçantë. Babai i tij, David John Thomas, ishte mësues i anglishtes dhe kishte një interes të madh për poezinë, ndërsa nëna e...