“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka vënë në funksion platformën e re, tërësisht të automatizuar, në mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme që duan të aplikojnë në programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se platforma është ndërtuar për t’i lehtësuar biznesit procesin e aplikimit dhe për ta asistuar atë në çdo hap, nga shprehja e interesit deri në përgatitjen për aplikimin pranë bankës. Përmes portalit e-Albania, çdo biznes i interesuar mund të kërkojë shërbimin “Shprehje interesi për ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’” dhe të nisë procesin online. Në fazën fillestare, biznesi plotëson të dhënat e kërkuara, përfshirë NIPT-in dhe konceptin ose idenë e investimit që synon të realizojë. “Platforma i mundëson biznesit të ndjekë në çdo fazë statusin...
Burimi:
javanews.al