Dy vjedhje biznesesh në Korçë, arrestohet 18-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori
Dy vjedhje biznesesh në qytetin e Korçës janë zbardhur nga Policia pas një hetimi njëjavor, ndërsa në pranga ka rënë një 18-vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim. Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Blloku”, duke arrestuar shtetasin A.H., 18 vjeç, i dyshuar për kryerjen e dy vjedhjeve në bashkëpunim me bashkëmoshatarin e tij, E.Ll. Sipas hetimeve, rasti i parë ka ndodhur rreth një muaj më parë në një market në lagjen 16 të Korçës. Dy të rinjtë dyshohet se kanë marrë një shumë parash dhe mallra nga biznesi. Pak javë më vonë, ata dyshohet se kanë vjedhur edhe një bar-kafe në lagjen 9 të qytetit. Për zbardhjen e rasteve, grupi hetimor ka administruar dhe ekspertuar pamjet e kamerave të sigurisë,...
Burimi:
ntv.al