Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

Buna mund të bëhet një nga pikat ku infrastruktura e re do të ndryshojë më shumë veriun e Shqipërisë. Në vitet e ardhshme mbi lumë parashikohen dy ura të reja, të lidhura me dy projekte të mëdha rrugore. E para do të jetë pjesë e autostradës Muriqan–Lezhë, segmenti verior i Korridorit Adriatiko–Jonian. Ura e Korridorit Blu projektohet rreth 480 metra e gjatë dhe 29.5 metra e gjerë, me një hapësirë qendrore prej 200 metrash. Ajo do të jetë pjesë e një autostrade me katër korsi, duke krijuar një lidhje të re me Malin e Zi dhe duke larguar trafikun tranzit nga rrjeti ekzistues. Por disa kilometra më në perëndim parashikohet një urë e dytë. Ura Pulaj–Shën Nikollë do të lidhë zonën e Velipojës me territorin...