Dy truprojat e ministrit në përplasjen e biznesmenëve në Vlorë? Reagon Nufi: Nuk janë badigardë por Policë Ushtarakë! U pezulluan, përgjegjësia personale

Dy truprojat e ministrit në përplasjen e biznesmenëve në Vlorë? Reagon Nufi: Nuk janë badigardë por Policë Ushtarakë! U pezulluan, përgjegjësia personale

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar sot (4 shtator) në lidhje me ngjarjen e djeshme në Vlorë, në përplasjen e dy biznesmenëve për pronësi, si dhe raportimet e disa portaleve mbi përfshirjen e “dy truprojave të tij”. “Në lidhje me raportimet e disa portaleve për përfshirjen e dy efektivëve të Policisë Ushtarake në ngjarjen e ndodhur dje në Vlorë, e konsideroj të nevojshme të sqaroj opinionin publik se këta persona nuk janë truproja apo badigardë personalë. Ata janë pjesë e Policisë Ushtarake, strukturë e Forcave të Armatosura me detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara me ligj”, shprehet ministri. Më tej ai shton se veprimet e tyre janë individuale dhe se duhet të përballen me ligjin. “Efektivët e dyshuar janë pjesë e Policisë Ushtarake që nga...