Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

Një natë e zakonshme në banesën e influencers së njohur spanjolle Rocío Osorno u kthye në një moment paniku, pasi dy persona të maskuar dyshohet se depërtuan në shtëpinë e saj ndërsa ajo dhe familjarët ndodheshin brenda. Në momentin e incidentit, Osorno ishte në katin e sipërm të banesës duke xhiruar materiale për rrjetet sociale. Ajo nuk kishte kuptuar se në katin tjetër po lëviznin personat që kishin hyrë në shtëpi përmes një dritareje. Gjithçka u zbulua kur influencerja vuri re se një dritare, e cila sipas saj zakonisht mbahej e mbyllur, ishte e hapur. Dyshimi se dikush mund të kishte hyrë në banesë e bëri të reagojë menjëherë. Ajo nisi të paralajmërojë familjarët dhe t’u kërkojë të largoheshin drejt një zone të sigurt. Në...