Dy ofertat e para u refuzuan, Kurti propozon Shiroka Pulën për presidente: Do mbështesim ndryshimet për Specialen
Albin Kurti KOSOVË- Në më pak se dy orë nga përfundimi i afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka dalë me një propozim të ri. Kurti ka deklaruar se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje do të votojë fillimisht ndryshimet në lexim të dytë në ligjin për Specialen, nëse PDK zotohet se merr pjesë në votim për Shiroka-Pulën. Më herët Partisë Demokratike e Kosovës ka refuzuar dy propozimet e para të Kurtit, i cili kërkoi vota për Bekim Sejdiun dhe më pas për dy kandidatët e propozuar nga partia në pushtet Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin.
Burimi:
zeri.ai