Dy kuintalë e gjysmë kokainë nga Shqipëria, 8 kg lingota ari/ Detaje nga operacioni Caveau 38
Nga Daniele De Salvo, IL GIORNO Rreth 240 kilogramë kokainë nga Shqipëria drejt Italisë dhe 14 milionë euro para të gatshme të transferuara nga Italia drejt Shqipërisë. Dhe më pas, tetë kilogramë shufra ari, droga të tjera dhe shuma të tjera parash. Efektivët e Guardia di Finanza-s në Lecco, me autorizimin e prokurorëve të Antimafias pranë Drejtorisë së Antimafias së Milanos (DDA), kanë ekzekutuar një sekuestrim parandalues urgjent ndaj dy shoqërive tregtare në Lecco. Ato shërbenin si kasafortë për trafikantë ndërkombëtarë droge që vepronin mes Holandës, Gjermanisë, Italisë dhe Shqipërisë. Pjesa dërrmuese e trafikantëve ishin shqiptarë, ndërsa paratë pastroheshin pikërisht në Itali. Në total, janë vënë nën hetim 52 persona, si dhe pronarët dhe administratorët e dy shoqërive. Në operacionin e koduar “Caveau 38” morën...
Burimi:
syri.net