No Image Available

Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Marco Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion

Dy kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku shprehin shqetësimin për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ata i kërkojnë administratës amerikane të shqyrtojë vendosjen e kufizimeve të vizave për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm. Letra është hartuar nga kongresmeni Joe Wilson, republikan nga Karolina e Jugut, dhe Keith Self, republikan nga Teksasi dhe kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve. Në dokument, dy kongresmenët theksojnë se Shtetet e Bashkuara kanë investuar ndjeshëm në reformën në drejtësi në Shqipëri, por paralajmërojnë se përparimi i arritur mbetet i brishtë dhe rrezikon të kthehet pas. Ata i kërkojnë Departamentit të Shtetit të shqyrtojë përdorimin e nenit 7031(c)...