Dy javë pas ndarjes nga jeta të mbretit Harald V, ndahet nga jeta edhe princesha Astrid

Dy javë pas ndarjes nga jeta të mbretit Harald V, ndahet nga jeta edhe princesha Astrid

Princesha Astrid, motra e të ndjerit, mbretit Harald V të Norvegjisë, është ndarë nga jeta sot në moshën 94-vjeçare, saktësisht dy javë pas vëllait të saj. Lajmi u bë i ditur nga Pallati Mbretëror në Oslo. “Princesha dha frymën e fundit sot, të premten, më 11 shtator, në moshën 94-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Pallatit. Të mërkurën, Astrid kishte marrë pjesë në funeralin e vëllait të saj, Harald, në një karrige me rrota. Mbreti ndërroi jetë më 28 gusht, në moshën 89-vjeçare. Me kalimin e viteve, daljet e princeshës në publik ishin bërë gjithnjë e më të rralla. Në muajin gusht, ashtu si edhe vëllai i saj, Astrid kishte vendosur një stimulues kardiak (pacemaker). Me vdekjen e saj, shuhet edhe fëmija i fundit nga tre...