“Dy herë në të njëjtën cep”, djali i Ronald Koeman shkruan historinë në Holandë (video)

“Dy herë në të njëjtën cep”, djali i Ronald Koeman shkruan historinë në Holandë (video)

6 Shtator 2026 20:40 Telesport Djali i Ronald Koeman, legjendës së futbollit holandez, Ronald Koeman Jr., i cili luan si portier i Telstar, është bërë protagonist kryesor i fundjavës në Eredivisie. 31-vjeçari që luan si portier shënoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë në sfidën mes Tesltar dhe Cambuur, ku miqtë ishin fillimisht në avantazh të dyfishtë. Rezultati final, 2-2. Ronald Koeman Jr. është portieri i parë që shënon dy herë në një ndeshje të Eredivisie. “Jam i mirë në gjuajtjen e penalltive dhe besoj në këtë. Nuk kisha dyshime. Dy herë në të njëjtën cep, po. Ndoshta duhet ta ndryshoj këtë ndonjëherë”, u shpreh Koeman Junior në intervistën pas ndeshjes.