Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm te ‘Regina Palm’? Ministri Nufi: U pezulluan nga detyra, ishin jashtë shërbimit
pamje nga ngjarja-ministri ermal nufi TIRANË- Dy efektivë të Policisë Ushtarake janë pezulluar nga detyra, pasi rezultuan të pranishëm në “Regina Palm Resort” gjatë përplasjes së armatosur mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj në Vlorë. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka sqaruar se dy efektivët nuk kanë qenë në shërbim në momentin e ngjarjes, ndërsa ka bërë të ditur se ata janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e verifikimeve për rolin e tyre në incident. Po ashtu, ministri thekson se efektivët nuk janë truprojat e tij personalë edhe pse më herët kanë kryer detyra sigurie mbrojtjeje dhe shoqërimi institucional të ministrit të Mbrojtjes. Nufi paralajmëron përgjegjësi personale dhe jashtë detyrës institucionale, nëse sipas tij, verifikohet dhe konfirmohet nga autoritetet përfshirja e tyre në ndonjë veprim...
Burimi:
zeri.ai