DW/ Franca dhe Spanja mbështesin rikthimin e Britanisë në BE

DW/ Franca dhe Spanja mbështesin rikthimin e Britanisë në BE

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e përshëndetën idenë e rikthimit të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian. Gjatë një vizite në Madrid, në një takim me Sánchezin, Macron reagoi ndaj mundësisë së rikthimit të Britanisë me dy fjalë në anglisht: "Welcome back" ("Mirë se u kthyet"). "Nëse britanikët duan të kthehen dhe nëse kryeministri po ecën në atë drejtim, mendoj se ky është një lajm shumë i mirë si për vendin e tij, ashtu edhe për evropianët", tha Macroni. Megjithatë presidenti francez theksoi se Britania nuk mund të ketë një marrëdhënie selektive me BE-në duke qëndruar jashtë BE-së. "Nuk mund të zgjidhni mes lirive të BE-së dhe të merrni vetëm atë që ju përshtatet, duke lënë mënjanë pjesën tjetër", tha ai....