Durrësi tërheq turistë edhe në tetor, të huajt: Qytet dinamik dhe plot jetë
Durrësi vijon të tërheqë vizitorë të huaj edhe gjatë muajit tetor, duke dëshmuar se sezoni turistik në qytetin bregdetar nuk mbyllet me fundin e verës. Në këtë periudhë, me më pak fluks dhe më shumë qetësi, turistët kanë mundësi të eksplorojnë jo vetëm bregdetin, por edhe historinë, kulturën dhe monumentet e qytetit. Shumë prej vizitorëve vlerësojnë Amfiteatrin, Torrën Veneciane dhe trashëgiminë historike të Durrësit, ndërsa e përshkruajnë qytetin si dinamik dhe interesant për t’u vizituar. Disa prej tyre kanë zgjedhur Shqipërinë pasi e kanë njohur përmes mediave ose rekomandimeve turistike, ndërsa të tjerë e konsiderojnë Durrësin një alternativë të përshtatshme për pushime të shkurtra dhe me kosto më të ulët. Moti i butë i tetorit vijon të favorizojë edhe aktivitetet pranë detit. Në ditët me...
Burimi:
kohajone.com