Durrësi sjell “Muzikën e Filmave”, një udhëtim në kujtesën kinematografike të qytetit
Durrësi u kthye në një skenë të kujtesës kinematografike shqiptare përmes tingujve të “Muzikës së Filmave”, një koncert kushtuar krijimtarisë së kompozitorit durrsak Haig Zacharian. Për më shumë se një orë, dhjetëra qytetarë, vizitorë dhe pushues ndoqën një mbrëmje që solli në vëmendje muzikën e filmave shqiptarë dhe lidhjen e saj me qytetin ku një pjesë e këtyre veprave u realizuan. Tingujt e kompozimeve të Zacharian shërbyen si një udhëtim përmes kujtesës së kinemasë shqiptare, duke rikthyer në vëmendje histori, personazhe dhe pamje të lidhura me Durrësin. Nisma synon të zgjerojë mënyrat përmes të cilave qyteti mund të përjetohet nga vizitorët, duke propozuar krijimin e itinerareve turistike që ndjekin gjurmët e filmave të xhiruar në Durrës pas viteve ’70. Përmes këtyre itinerareve, hapësirat e qytetit...
Burimi:
kultplus.com