Durrës, parkimet me pagesë ç’orientojnë qytetarët

Durrës, parkimet me pagesë ç’orientojnë qytetarët

Prej së hënës së kaluar, parkimi me pagesë ka nisur të zbatohet në rrugët kryesore të Durrësit, një masë e re që synon të rregullojë parkimin në qytet, por që në ditët e para ka sjellë edhe pakënaqësi e paqartësi te qytetarët. Tarifat ndryshojnë në varësi të zonës. Në rrugët kryesore të qendrës, parkimi kushton deri në 100 lekë për orë, ndërsa në zonat periferike tarifa zbret në rreth 40 lekë për orë. Pagesa kryhet përmes aplikacionit online. Megjithatë, një pjesë e drejtuesve të automjeteve thonë se nuk kanë qenë të informuar në kohë për ndryshimin dhe mënyrën e re të pagesës. Sipas tyre, sensibilizimi para nisjes së zbatimit ka qenë i pamjaftueshëm, ndërsa tarifat konsiderohen të larta. Situata është shoqëruar edhe me gjoba nga...