Durrës, 3 shtetas tentojnë të korruptojnë policët rrugorë, procedohen penalisht

Durrës, 3 shtetas tentojnë të korruptojnë policët rrugorë, procedohen penalisht

Policia Rrugore ka evidentuar tre raste të tentativës për mitëdhënie në Durrës dhe Kavajë, ku tre drejtues automjetesh dyshohet se u kanë ofruar para punonjësve të policisë për të shmangur gjobat. Sipas njoftimit të Policisë, dy rastet janë regjistruar në Durrës dhe një në Kavajë. Tre drejtuesit e mjeteve, të cilët u konstatuan me dokumentacion të parregullt, kanë tentuar të korruptojnë efektivët për të mos u ndëshkuar me masa administrative. Për rastet janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit K. M., 47 vjeç, dhe E. A., 30 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Peqin. Ata dyshohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të...