“Duke pritur Godonë” hap sonte Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë
Me shfaqjen “Duke pritur Godonë” të Teatrit Shqiptar të Kumanovës, sonte në orën 20:00 nis Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Tetovë. Festivali do të zhvillohet deri më 6 tetor në Pallatin e Kulturës, ku gjatë gjashtë netëve do të prezantohen gjashtë trupa teatrore nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Presheva. Programi nis me veprën “Duke pritur Godonë” të Teatrit Shqiptar të Kumanovës, ndërsa në vijim publiku tetovar do të ketë mundësi të ndjekë shfaqje të ndryshme dhe qasje të larmishme skenike nga teatro të rajonit. Drejtori i Teatrit të Tetovës, Hasim Memishi Sopi, tha se përzgjedhja e shfaqjeve është bërë duke u bazuar në suksesin dhe pritjen që ato kanë pasur në teatrot prej nga vijnë. Sipas tij, festivali nuk është vetëm një mundësi...
Burimi:
kultplus.com