“Duhet të shmangnim golin e tretë”, Pilo flet për ndeshjen me Sitin: E rëndësishme që shënova

“Duhet të shmangnim golin e tretë”, Pilo flet për ndeshjen me Sitin: E rëndësishme që shënova

Stavro Pilo shënoi mbrëmjen e djeshme golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi shqiptar tundi rrjetën e Mançester Sitit, por fatkeqësisht goli i tij i shërbeu statistikave. AEK-u u mposht në fund me shifrat e thella 5-1. Pas përfundimit të ndeshjes Pilo ka folur për mediat, ku ka dhënë përshtypjet e tij të para për lojën dhe ndjesitë e tij për golin e shënuar. “Ishim konkurrues, ndërtuam lojën dhe patëm momente të mira gjatë ndeshjes. Kundër kundërshtarëve të tillë duhet të jesh i përqendruar 110%. E dinim që ndeshja do të ishte e vështirë. Erdhëm me planin tonë dhe ushtruam presion të lartë. Fatkeqësisht, rezultati është i thellë, por ne vazhdojmë me përpjekjet dhe ecim përpara. Pas golit të tretë që pësuam,...