“Duhet të mbrojmë fëmijët”- Macron bën thirrje për ndalimin e mediave sociale për moshat nën 15 vjeç në vendet e BE
Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar Komisionit Evropian të hartojë një rregullore të përbashkët për ndalimin e aksesit në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Macron argumenton se nevojitet një “tekst evropian” për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve në të gjithë Bashkimin Evropian. Presidenti francez u ka kërkuar shërbimeve të Komisionit që të nisin menjëherë punën për hartimin e kuadrit të ri ligjor, duke e cilësuar situatën si urgjente. Sipas tij, një qasje e përbashkët evropiane është e nevojshme pasi disa vende anëtare kanë shprehur mbështetje për vendosjen e një “moshe madhore dixhitale”, ndërsa ende nuk ka dakordësi për kufirin e saktë të...
Burimi:
javanews.al