“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Në fokus ishin afati i ngushtë kohor, prioritetet dhe gjithëpërfshirja e procesit. Ambasadorja Moreira de Sousa bëri të ditur se në takim u diskutua për afatin e ngushtë kohor në dispozicion të Komisionit, si dhe për fushëveprimin, prioritetet dhe gjithëpërfshirjen e reformës. Moreira de Sousa theksoi se cilësia e reformës zgjedhore është po aq e rëndësishme sa koha kur ajo realizohet, duke nënvizuar se procesi lidhet drejtpërdrejt me besimin e publikut, konkurrencën e ndershme dhe integritetin e zgjedhjeve. Sipas ambasadores, reforma zgjedhore përbën gjithashtu një element të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian....