Dubai, streha e të kërkuarve! Corriere della Sera: Nga Eneo Carka-“Napoleoni” te Sheval Muaremi
Sheval Muaremi dhe Suada Sherifi (ish-bashkëshortja e Denis Matoshit) ITALI- Një investigim i publikuar nga gazeta italiane “Corriere della Sera” sjell në vëmendje aktivitetin e rrjeteve kriminale shqiptare në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke ndjekur gjurmët e tyre nga Maqedonia e Veriut dhe Italia deri në Dubai. Artikulli ndalet veçanërisht te klani i Sarajit, në periferi të Shkupit, dhe te figura si Sheval Muaremi, Eneo Carka, i njohur me nofkën “Napoleoni”, dhe Denis Matoshi, i njohur si Eldi Dizdari. Në qendër është 44-vjeçari shqiptar Eneo Carka, i njohur edhe me nofkën “Napoleoni”, i cili dyshohet se ka krijuar lidhje të rëndësishme me organizata kriminale ndërkombëtare. Sipas raportimit, Carka komunikon përmes sistemeve të sofistikuara, të cilat e bëjnë më të vështirë përgjimin e komunikimeve të tij....
Burimi:
zeri.ai