Dua Lipa, Tame Impala dhe SZA kryesojnë listën e artistëve në Coachella 2027

Dua Lipa, Tame Impala dhe SZA kryesojnë listën e artistëve në Coachella 2027

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të jetë një nga emrat kryesorë të festivalit të njohur muzikor “Coachella Valley Music and Arts Festival 2027”, krahas Tame Impala dhe SZA. Organizatorët kanë publikuar listën e artistëve që do të performojnë në edicionin e ardhshëm të festivalit, ku përfshihen edhe emra të njohur si Madonna, Daddy Yankee, Justice, Phoebe Bridgers, Don Toliver, Zara Larsson, Weezer, Dom Dolla, Kygo, Empire of the Sun dhe Role Model, përcjell KultPlus. Në mesin e artistëve të tjerë të konfirmuar janë Kehlani, Jisoo, Tiësto, Måneskin, Becky G, The Neighbourhood, Remi Wolf, Victoria Monét, Caroline Polachek, Underworld, Peggy Gou, Giorgio Moroder, Mariah the Scientist, BABYMONSTER dhe Martin Garrix. Festivali “Coachella 2027” do të mbahet në Empire Polo Club, në Indio të...