Dua Lipa raportohet se do të sjellë këngë të re për videolojën “GTA VI”
15 November, 2026 - 10:00 Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se do të jetë pjesë e albumit muzikor të videolojës së shumëpritur “Grand Theft Auto VI”, me një këngë të re të titulluar “Go Easy”. Emri i artistes është shfaqur në një listë që po qarkullon në internet dhe që pretendohet se i përket kopertinës së pasme të edicionit në vinil të albumit “GTA VI: The Album”. Në këtë listë, kënga “Go Easy” figuron në pozitën e shtatë. Megjithatë, lajmi mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht nga këngëtarja apo nga kompania zhvilluese e lojës. Deri më tani, informacioni mbështetet vetëm në listën e pretenduar të publikuar në internet. As data e mundshme e publikimit të këngës dhe as detaje të tjera rreth projektit...
Burimi:
kultplus.com